Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai në një postim në Twitter ka thënë se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon që të mos përmbushet.
Ischinge thekson se për shkak të vonesës në këtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parë Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim.
“Ta bëjmë tani. Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – kredibiliteti i BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger.
Wolfgang Ischinger, në vitin 2007 ishte përfaqësues i BE-së në negociatat e Treshes për Kosovën, të cilat përfunduan duke çuar në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008, njofton Telegrafi.
Ok, so let’s do it now! Visa liberalization for all citizens of Kosovo is an unfulfilled EU promise. Long overdue – EU credibility is at stake! @JosepBorrellF @HeikoMaas @HashimThaciRKS @Enver_Hoxhaj @majda_ruge @BMI_Bund @GermanyDiplo https://t.co/dlhjD1RXNy
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) July 19, 2020