Site icon Telegrafi

Diplomati gjerman anulon vizitën e tij në Maqedoni

Pas njoftimet të informacionit të ‘Nova Makedonija; për vizitën e planifikuar këto ditë në Republikën e Maqedonisë nga i dërguari i posaçëm i Ministrisë për punë të jashtme gjermane për Evropën Juglindore, Christian Hellbach, ku thuhet se vizita e tij është anuluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ambasada njoftojnë se vizita e planifikuar e diplomatit të lartë gjerman është anuluar dhe se vizita e tij duhet të realizohet gjatë muajit shkurt.

Nuk dihet saktë se me çfarë porosish do të vijë diplomati gjerman, por me siguri për situatën aktuale politike dhe zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016.

Nga ana tjetër përkrahja gjermane për Maqedoninë ka qenë e vazhdueshme. Diplomati i fundit gjerman për ndërmjetësim të krizës ishte Johannes Haindl. /Telegrafi/

Exit mobile version