Telegrafi

Diplomatët e shkollës Diaspora Diplomacys vizitojnë Ciao Berto

Kompania prestigjioze Ciao Berto ka pritur një grup diplomatësh nga shkolla Diaspora Diplomacys. Ky grup i diplomatëve, të cilët janë pjesë e edicionit të parë të shkollës patën mundësinë të eksplorojnë nga afër linjat prodhuese dhe teknologjinë e avansuar të kompanisë Ciao Berto.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e kompanisë Ciao Berto prezantuan punën dhe traditën e tyre shumë vjeçare para diplomatëve, si dhe vizionin dhe planet drejt zhvillimit në industrinë e mobiljerisë që ndikon po ashtu edhe në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Kjo vizitë ishte një mundësi unike për diplomatët për të parë nga afër punën, kapacitetin prodhues, modelet e reja të makinerive dhe produkteve të kompanisë Ciao Berto.

Një vizitë e tillë sinjalizon poashtu edhe nismën e bashkëpunimit të sektorit privat me përfaqësues nga jashtë me shpresën e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit mes biznesit dhe diasporës. 

Ciao Berto është një emër i njohur në industrinë e prodhimit të mobilieve dhe zotohet se do të kenë zgjerim në tregjet ndërkombëtare.