Telegrafi

Diona po ngritet me hapa të shpejtë, shkëlqen në koncertin e Gjikos (Video)

Këngëtarja e talentuar, Diona Fona, vazhdon t’i tejkalojë të gjitha parashikimet.

“Shootah” është projekti i fundit i Dionës që është punuar në shtëpinë e hiteve Redbox nga top producenti Big Bang, me tekst të reperit Gjiko.

Lexo po ashtu Diona Fona rrëmben vëmendjen me "Shootah" - këngëtarja me sukses të jashtëzakonshëm (Video)

Klipi i kësaj kënge tashme ka kaluar shifrën prej gjysmë milioni shikimesh në YouTube dhe po pëlqehet nga fansat e këngëtares.

Nga ana tjetër, Diona është shfaqur për herë të parë si mysafire në një koncert të Gjikos në Duplex dhe është pritur me brohoritje nga publiku.

Një pjesë të atmosferës mund ta shikoni në videon e mëposhtme.