Telegrafi

Diona Fona zbulon se kënga e re “A jena” publikohet nesër, sjell një pjesë të shkurtër

Diona Fona është një prej këngëtareve që prej kohësh ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme dhe fansat e saj presin me padurim projektet e reja nga ajo.

Dhe tashmë këngëtarja prej ditësh ka nis paralajmërimin e këngës së re, teksa mbrëmë (8 nëntor) ka zbuluar edhe datën e lansimit.

Në disa InstaStory që ka ndarë me fansat, Diona ka bërë të ditur se projekti i ri nga ajo publikohet nesër (10 nëntor).

Ndër tjera Diona po ashtu ka sjell një pjesë të shkurtër të këngës, teksa shihet duke kënduar në makinë.

“A jena, 10.11.2021”, ka shkruar Diona në mbishkrimin e postimeve.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Pistole” që e solli në bashkëpunim me reperin, Marin. /Telegrafi/