Telegrafi

Diona Fona takohet me producentë të huaj, priten projekte të reja për tregun ndërkombëtar (Foto)

Këngëtarja e re Diona Fona, ka arritur të fitojë simpatinë e publikut që nga projektet e para që solli në tregun muzikor.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës të rregullt.

Së fundmi, këngëtarja ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mesa duket ka nisur punën për projektet e saj të radhës.

Diona është takuar me disa producentë të njohur atje, ndërsa ka publikuar një fotografi me ta në rrjetin social Instagram.

Në mënyrë misterioze, Diona ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë duke treguar se ka pasur një takim të rëndësishëm me ta, pa e zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.

Mesa duket, këngëtarja e re po bëhet gati për disa projekte të reja, jashtë trevave shqiptare. /Telegrafi/