Ajo është ndër artistet më unike në estradën shqiptare, ndërsa përherë vjen me stile të reja.
Fjala është për bukuroshen brune, Diona Fona, e cila së fundmi është duke u bërë gati për projektin e ri muzikor.
Patjetër që procedurat janë të gjata deri në realizim, kështu që disa pamje të përgatitjeve ajo i ka ndarë me fansat.
Në disa postime në rrjetin social Instagram, Diona ka ofruar imazhe të vetes, duke joshur me paraqitjen.
Me një stil të flokëve dhe makijazh profesional, artistja bëri që e gjithë vëmendja të përqendrohet tek ajo.
“Xhani” përndryshe është hiti saj i fundit, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/