Telegrafi

Diona Fona së shpejti me projekt të ri muzikor

Diona Fona Foto: Instagram/dionafona

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që dëgjohet në masë të madhe nga audienca.

Fjala është për Diona Fonën, e cila përmes interpretimit të mrekullueshëm, ka bërë për vete mijëra fansa.

Bukuroshja brune në një postim në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të lansojë projektin e ri.

Foto: Instastory

Diona u fotografua në një studio muzikore, derisa ofronte pamje edhe të vetes, ndërsa shkëlqente me veshje.

Ndonëse nuk ka bërë të ditur asnjë detaj të mëtutjeshëm, por fansat mezi po presin të reja nga ajo.

“Xhani” në anën tjetër është projekti saj i fundit, që u prit mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/