Depërtimi i këngëtareve të reja në skenën e muzikës shqiptare është bërë shumë i vështirë, marrë parasysh konkurrencën nga veteranët e kësaj skene.
Megjithatë, kjo nuk është dukur shumë problematike për Diona Fonën, këngëtaren e re të talentuar shqiptare, e cila po thyen parashikimet e mundshme.
Pas suksesit të madh me këngën “Havera” që arriti mbi 1 milion klikime në kohë të shkurtër, Diona ka tregur se ky sukses vetëm sa shton punën e saj.
“Shootah” është projekti i fundit i Dionës i cili u punua në shtëpinë e hiteve Redbox nga top producenti, Big Bang, në tekst të superyllit të hip hopit, Gjiko.
Projekti qysh në 48 orët e para pas publikimit arriti 200 mijë klikime, një sukses fenomenal nga artistja e cila vazhdon me punën intensive në projektet e reja.
Diona Fona pritet që verën e ardhshme të jetë një nga artistet e angazhuara të skenës, me shumë projekte që do të lansohen në muajt në vijim. /Telegrafi/