Artistja e re, Diona Fona, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Veç fjalë”.
Kënga është punuar nga Big Bang, ndërsa për tekstin dhe vijën melodike është kujdesur vet Diona.
Kënga është e zhanrit RnB, gjersa është mjaft e përshtatshme për stinën e verës.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft interesant, dhe i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.
Pjesë e klipit janë disa emra të njohur nga fusha e aktrimit në Kosovë, si Myrvete Kurtishi e disa të tjerë.
Fona është mjaft aktive me projekte të reja në muzikë, ndërsa vazhdon të pëlqehet në çdo paraqitje të saj. /Telegrafi/