Telegrafi

Diona Fona publikon këngën ‘Shy’, një tjetër projekt i realizuar mirë (Video)

Diona Fona tashmë ka publikuar këngën e saj të re të quajtur ‘Shy’, të përcjellur me një klip mjaft të bukur.

Teksti i këngës është bërë nga vet ajo, ndërsa muzika nga Big Bang, në studion “RedBox Entertainemnt”.

Lexo po ashtu Diona Fona takohet me producentë të huaj, priten projekte të reja për tregun ndërkombëtar (Foto)

Ky projekt i këngëtares atraktive e cila studion në Londër pritet të jetë i suksshëm, ashtu si “Shootah” dhe “Havera“.

18-vjeçarja konsiderohet si një nga yjet e së ardhmes të skenës muzikore shqiptare.

Diona njihet më shumë për potencën e saj vokale, por edhe për edhe për energjinë pozitive që sjell me këngët e saj. /Telegrafi/