Këngëtarja e njohur, Diona Fona, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Bella Vita” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike-verore.
Kënga është punuar nga producenti Big Bang Beats, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Endrit Mumajesi.
“Bella Vita” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, në të cilin këngëtarja vjen me një performancë mjaft tërheqëse.
Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films.
Diona vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur gjithnjë mirë nga publiku. /Telegrafi/