Telegrafi

Diona Fona po punon në projektin më të ri

Këngëtarja atraktive, Diona Fona, po punon në projektin e ri të saj.

Bukuroshja shqiptare është kthyer nga Londra për të realizuar këngën e saj më të re.

Projekti pritet të jetë prurje e re për këngëtaren vetëm një muaj pasi lansoi projektin e saj më të fundit.

Diona është një prej yjeve të skenës më premtuese për të ardhmen.

Ajo dallohet për paraqitjet e bukura skenike, linjat trupore dhe potencialin e performimit. /Telegrafi/