Telegrafi

Diona Fona me paraqitje provokuese në klipin e ri “Bounce”, ndërsa vjen në bashkëpunim me Lumi B

Foto: Screenshot/YouTube

Diona Fona dhe Lumi B janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“Bounce” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Artistja e njohur ka mahnitur me paraqitjen në klip, ndonëse shquhet për dukjet atraktive në secilën dalje.

Foto: Screenshot/YouTube

Muzika dhe producimi është realizuar nga Marco Tolo dhe Deard Sylejmani, me melodi dhe tekst nga Diona, Lumi dhe Rron Kai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja ndërkohë u bë nga produksioni, Sekuencë.

Foto: Screenshot/YouTube

Vlen të ceket se klipi është sponsorizuar nga Lasko.

Kënga tani ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga fansat e publiku. /Telegrafi/