Telegrafi

Diona Fona paralajmëron këngën e re “Feeling”, vjen me skena atraktive në klip

Foto: Diona Fona/Instagram

Këngëtarja e re, Diona Fona, është në përgatitje të projektit të saj më të ri muzikor.

“Feeling” titullohet kënga e saj më e re, e cila do të jetë ritmike e zhanrit RnB.

Si për çdo këngë tjetër të saj, edhe për këtë projekt është kujdesur producenti muzikor, Big Bang Beats.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video të shkurtër, nga prapaskenat e klipit.

Në video, Diona shfaqet mjaft tërheqëse në disa skena, ku realizon një performancë në ujë.

Diona është një prej artisteve të reja më të pëlqyera të estradës, dhe projektet e saj të deritanishme janë pëlqyer shumë.

Përndryshe, “Veç fjalë” mbetet kënga e saj e fundit e cila është pritur shumë mirë nga fansat. /Telegrafi/