Telegrafi

Diona Fona paralajmëron këngën e re “Falma”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Përmes rrjeteve sociale, autorja e “Havera” ka zbuluar se është drejt finalizimit të një këngë te re dhe një pjesë të shkurtër e ka ndarë edhe me fansat.

Në një video ku ajo shihet në makinë, Diona ka zbuluar një fragment nga projekti që mban titullin “Falma” dhe pritet të publikohet së shpejti.

Foto: Diona Fona/Instagram

“Falma”, po vjen së shpejti”, ka shkruar Diona në mbishkrimin e postimit, ndërsa të shumta ishin komentet e fansave, të cilët me padurim presin një këngë të re nga ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diona Fona

Kujtojmë që ky projekt i Dionës vjen pas një bashkëpunimit të suksesshëm me reperin Lumi B “Bounce”. /Telegrafi/