Telegrafi

Diona Fona paralajmëron bashkëpunimin me Lumi B

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona po vjen me një projekt të ri muzikor.

Artistja ka zbuluar se është në përgatitje të një bashkëpunimi të ri me reperin e njohur, Lumi B.

Ajo ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Diona Fona/Instagram

Dyshja shihen teksa kërcejnë nën ritmet e këngës së tyre teksa ndodhen në xhirimet e videoklipit.

Lexo po ashtu Diona Fona po sjell bashkëpunim me një reper të njohur - kënga do të jepet premierë në 'Beer Fest Kosova'

“A jeni gati të vallëzoni këtë verë”, ka shkruar Diona në mbishkrimin e postimit.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që po bashkëpunojnë për herë të parë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që ky bashkëpunimi Dionës vjen pas atij me reperin tjetër, Majk “Po pi” që sollën në maj të këtij viti. /Telegrafi/