Telegrafi

Diona Fona të dielën sjell klipin e ri “Baje”

Foto: Diona Fona/Instagram

Këngëtarja Diona Fona është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.

Ajo ka bërë të ditur se kënga e saj e re do të publikohet nesër (e diel).

“Baje” do të titullohet kënga e saj e re, e cila do të jetë një këngë tipike verore e zhanrit RnB.

Diona ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit, në të cilin do të shfaqet mjaft atraktive.

Me një paraqitje provokuese te pjesa e dekoltesë dhe një pamje elegante në pjesën e poshtme të trupit, këngëtarja duket se është kujdesur deri në detaje për dukjen e saj në këtë klip.

Mbetet të shihet se si do të pritet kënga e saj e re të dielën nga fansat e saj. /Telegrafi/