Telegrafi

Diona Fona në përgatitje të këngës së re “Sheqer”

Diona Fona (Foto: Instagram)

Këngëtarja Diona Fona duket se ka filluar përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Kjo në bazë të disa imazheve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

Bukuroshja shqiptare ka befasuar me ndryshimin në dukje, gjersa në secilin klip sjell gjëra të reja.

“Ai më thërret mua sheqer”, ka shkruar ajo duke aluduar se kënga e re e Fonës do të titullohet “Sheqer”.

Në këtë postim, Diona shfaqet me një palë sytjena ngjyrë të gjelbër dhe një xhaketë rozë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Stili i flokëve dhe grimi me nuance të ngjyrës së gjelbër e kanë bërë të duket edhe më tërheqëse.


Sidoqoftë, krijuesja e hitit “Xhani” nuk ka zbuluar më shumë rreth projektit, i cili siç shihet pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/