Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona ka ardhur me një projekt të ri muzikor.
Artistja ka lansuar këngën me titullin “Zari” që e solli bashkë me një videoklip unik ku ajo duket në formë të mrekullueshme.
Kënga është ritmike dhe i përshtatet stinës veror e që padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj.
Në klip, Diona paraqitet në disa veshje të ndryshme me shumë stil dhe tejet atraktive ndërsa shumica e skenave janë xhiruar në bregdet.
Ndërsa, theksojmë që producent i këngës më të re nga Diona janë kompania SBS Entertainment.
Diona ndërkohë mbetet e pëlqyer për stilin unik të muzikës dhe këngët e saj çdo herë prite mirë nga admiruesit e saj. /Telegrafi/