Këngëtarja atraktive shqiptare, Diona Fona, po feston ditëlnidjen.
Bukuroshja po mbush 19 vjet të jetës dhe ajo ditëlindjen e feston në prani të shoqërisë dhe familjes.
Kënga e fundit e Dionës ishte një baladë mjaft emocionuese.
“Ikim” titullohet projekti i Dionës, një këngë që arriti afro 200 mijë klikime.
Bukuroshja vazhdon të jetë ‘single’ dhe po shijon jetën në skenën muzikore shqiptare.
Ajo po studion artin skenik në Londër dhe jeton mes kryeqytetit britanik dhe Prishtinës.
Ndër projektet tjera të suksesshme janë edhe “Havera” dhe “Shy”. /Telegrafi/