Telegrafi

Diona Fona bëhet imazh i markës ‘Fenty Beauty’ të Rihannas – artistja shqiptare shpërndahet në faqen e tyre zyrtare që numërojnë miliona ndjekës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktive me prurje të reja muzikore.

Krahas karrierës së bujshme, ajo komentohet mjaft shumë edhe për pamjen e jashtme – sharmin dhe elegancën që ka.

E njëjta së fundmi duket se ka arritur një sukses tjetër jashtë profesionit që e ushtron prej shumë vitesh.

Krijuesja e hitit “Sheqer” u njoftua se është bërë imazh i markës ‘Fenty Beauty’ – linjës kozmetike të yllit nga Barbados, Rihanna.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Pas kontaktimit nga kompania e Robyn Rihanna Fenty (emri i plotë), Diona u shfaq imazh i saj në faqet zyrtare dhe në rrjete sociale.

Të njëjtit kanë ndarë një fotografi të artistes shqiptare në Instagramin e tyre, për makijazhin e së cilës u përkujdes grimerja Dafina Neziri.

Faqja zyrtare e ‘Fenty Beauty’ vetëm në Instagram numëron 10.8 milion ndjekës. /Telegrafi/

Fenty Beauty (Foto: Instagram)