Telegrafi

Diola Dosti, Nita Latifi, Eni dhe Bjordi Mezini – banorët e rinj të Big Brother VIP Albania

Mbrëmë (e martë) në natën Prime të Big Brother VIP Albania pati një sërë ngjarjesh që bënë bujë të madhe.

Nisur nga rrëfimi që bëri Luiz Ejlli pak ditë më parë për një sëmundje e deri të vërtetimi se e gjithë kjo ishte thjesht një mashtrim pasi rezulton shëndoshë e mirë, në bazë të disa testeve mjekësore që bëri.

Në këtë natë pati edhe një eliminim, me aktorin Gent Haziz, i që i dha fund aventurës përfundimisht në këtë spektakël.

Veç kësaj, pati edhe disa hyrje të reja të cilat pritet të trazojnë ujërat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lexo po ashtu Gent Hazizi, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania

Bjordi Mezini, Nita Latifi, Eni dhe Diola Dosti – janë disa nga personazhet e njohur që i janë bashkuar shtëpisë.

Për Bjordin kjo do të jetë eksperienca e tij e dytë, pasi ishte pjesë e këtij formati në vitin 2009 – asokohe kur Big Brother organizohej pa personazhe të famshëm.

Se çfarë do të sjellin, si do të jenë rrjedhojat e këtyre ngjarjeve – mbetet për t’u parë në vijim. /Telegrafi/