Telegrafi

Diogo Jota do të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë

(Foto: Instagram/diogoj_18)

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, do të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë, ka bërë të ditur Jurgen Klopp.

Portugezi ka shkëlqyer me fanellën e Redsave prej se u transferua nga Wolverhampton Wanderers duke shënuar pesë gola në nëntë paraqitje në Ligën Premier dhe katër gola në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, në takimin e të mërkurës kundër Midtjyllandit, ai e lëndoi gjurin, ashtu që do të mungojë disa javë.

(Foto: Instagram/diogoj_18)

“Po, është më keq sesa menduam në fillim dhe më mirë sesa që menduam pastaj”, u ka thënë trajneri i Liverpoolit gazetarëve.

“Të gjithë kirurgët potencialë e kanë shikuar, nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Mirëpo, do të mungojë për një kohë. Nuk e dimë sa saktësisht, por nga një muaj e gjysmë deri në dy muaj. Nuk e dimë me saktësi”, ka shtuar Klopp. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/diogoj_18)