Diogo Jota ka treguar se trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, i pëlqen që të jetë i afërt me lojtarët, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.
Sulmuesi portugez ka thënë se strategu gjerman dallon nga trajnerët e tij të mëparshëm falë përpjekjes për t’u lidhur ngushtë me futbollistët që i drejton.
Kjo formë e qasjes ka pasur ndikim pozitiv te Jota, i cili ka shënuar gjashtë gola në 11 paraqitje me Liverpoolin.
“Ai është një trajner ndryshe nga ata që i kam pasur më parë, sidomos në aspektin e kontaktit. Para disa ditësh më dërgoi mesazh, diçka që nuk është e shpeshtë ndër trajnerë”.
“Isha në krevat duke pushuar, madje nuk prisja mesazh dhe më erdhi një mesazh nga ai. I pëlqen të jetë i afërt me lojtarët, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, ka theksuar 23-vjeçari. /Telegrafi/