Telegrafi

A DINI QË masturbimi para seksit siguron seks më të mirë më vonë?

Ashtu siç e di shumica e njerëzve, pasi që të arrini “kulmin”, organi juaj gjenial më nuk reagon.

Kjo periudhë e latencës mund të zgjasë disa minuta te tinejxherët apo disa orë te personat e vjetër, transmeton Telegrafi.

Me orgazma të pandërprera kjo kohë shtohet gjithnjë deri te momenti kur më nuk keni shanse që të përjetoni orgazmën shpejt, pa marrë parasysh faktin që jeni i ri dhe se partneri/partnerja ju është i bukur/e bukur.

Nëse jeni tip i personit i cili ka shprehi të përjetojë kulmin para se partneri/partnerja e dëshiron këtë (dhe të tillë ka mjaft), masturbimi disa orë para seksit mund t’ju ndihmojë që më gjatë të qëndroni në seks.

Mirëpo nëse këtë e bëni tepër shpesh, mund t’ju ndodhë që plotësisht të dështoni në krevat.

Masturbimi, mund t’iu japë siguri në shtrat dhe t’iu ndihmojë të bëni pjesë edhe partnerin të asaj çka ju dëshironi. Kur keni kuptuar çka ju sjell kënaqësi mund t’ia thoni edhe atij se ku doni të përkëdheleni.

Dhe logjikisht, sa më shumë masturbohemi dhe sa më shumë ndihemi rehat me seksualitetin tonë, aq më shumë do të dëshirojmë partnerin.

Ky aktivitet është i vetmi ves që nuk shoqërohet nga asnjë pasojë negative. Thjesht, është i ëmbël. Nuk ke çfarë të shtosh tjetër. Lini vend në hapësirën tuaj kohore për ca seanca të vogla intime! /Telegrafi/