Telegrafi

A dinë komandantja supreme të përdorë ndonjë armë? Kjo është përgjigjja e presidentes Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku për së afërmi ka parë zhvillimet në ushtri, ndërsa theksoi se kjo forcë e ka vendin në NATO.

Në deklarimin para gazetarëve, presidentja e vendit, komandantja supreme u pyet nëse dinë të përdorë ndonjë armë.

Lexo po ashtu Osmani në FSK: Vendi i saj është në NATO, po punojmë drejt anëtarësimit në këtë organizatë

“Siç e dini, komandantja supreme, presidentja e Republikës në këtë rast ka kompetenca të qarta kushtetuese për përcaktimin e politikave të mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikat mbrojtëse të një vendi asnjëherë nuk është përcaktuar dhe nuk do të përcaktohet në histori të shteteve nga aftësia për të përdorur armën.

Për të përdorur armët e kemi ushtrinë tonë, për të ndërtuar politikat e mbrojtjes në bashkëpunim me ushtrinë dhe institucione tjera e keni komandanten supreme dhe institucionet tjera”, ka thënë ajo. /Telegrafi/