Site icon Telegrafi

Dinamo Zagrebi e do vetëm Arbër Hoxhën, të gatshëm t’i paguajnë miliona euro Slaven Belupos

Dinamo Zagreb është e interesuar zyrtarisht për të transferuar Arbër Hoxhën nga Slaven Belup. Index.hr raporton se sulmuesi kosovar është objektiv i skuadrës kroate, por edhe i disa klubeve hungareze.

Mirëpo, në të gjithë storien më serioz është kampioni kroat, i cili është gati të japë rreth dy milionë euro për përfaqësuesin e Kosovës. Sipas Transfermarkt, 25-vjeçari kap vlerën e 900 mijë eurove dhe prej kohësh është një nga sulmuesit më të mirë të superligën e Kroacisë.

Hoxha luan në krahun e majtë dhe është djathtas dhe një profil i tillë i mungon Sergej Jakiroviqit, i cili e dëshiron në skuadrën e tij. Hoxha këtë sezon ka 17 paraqitje në kampionat dhe në Kupë dhe ka shënuar katër gola me tre asistime në 1481 minuta lojë.

Lexo po ashtu Shijojeni super golin e shënuar nga Arbër Hoxha – 70 metra vrapim, driblim dhe ekzekutim perfekt

Ai u transferua në Slaven Belupo në shkurt të vitit 2022 nga Ballkani, ndërsa para kësaj ka kaluar dy vite në Lokomotiv. Në karrierën e tij ka qenë anëtar i Istogut të Kosovës, Prishtinës dhe Besës.

Dinamos i mungon ky lloj profili i lojtarit. Dinamo në fillim të verës solli nga Lokomotiva Luka Stojkovic (19), i cili duhej të zëvendësonte Luka Ivanusec pas largimit te Feyenoord.

Stojkoviç është lënduar rëndë dhe do të mungojë me muaj të tërë. Jakiroviç tentoi me Gabriel Vidoviç në krahun e majtë, por nuk shkoi mirë. Kalimi i Hoxhës do të zgjidhte një nga problemet aktuale te Dinamo. /Telegrafi/

Exit mobile version