E ardhmja e Gianni De Biasit mund të jetë jashtë Kombëtares së Shqipërisë dhe Italisë.
Për atë është duke menduar seriozisht Dinamo e Zagrebit dhe sipas TuttoMercatoWeb, tekniku italian është në krye të listës për të marrë shërbimet e klubit kroat.
Besohet se Di Biasi do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë së paku deri sa të përfundojnë kualifikimet për botërorin.
Ndërsa ende nuk dihet nëse ai ka filluar kontaktet me klubin kroat i cili është pjesëmarrës i rregullt në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/