Site icon Telegrafi

Dinamo Bukuresht i falet Astrit Selmanit, fitore që i bashkon në pozitën e parë

Dinamo Bukuresht ka arritur të shënojë fitore ndaj Otelul me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Rumanisë.

Pjesa e parë nuk është se kishte shumë raste, ndërsa epilogu u vendos në fraksionin e dytë.

Dimano arriti të fitojë penallti në kohën shtesë, ku Astrit Selmani ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

Ky gol vendosi edhe ndeshjen, që e dërgoi Dinamo Bukureshtin në vendin e dytë me 44 pikë, aq sa ka edhe lideri Universitatea Cluj.

Selmani ka 11 gola deri më tani, duke shtuar edhe pesë asistime./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version