Telegrafi

Dinaku Haye, momenti kur tentoi të godiste tinëzisht Bellewn në rundin e 10 (Video)

David Haye u mposht nga Tony Bellew në O2 Arena të Londrës.

Ishte një luftë emocionuese, por Bellew arriti të befasojë të gjithë botën boksit, duke dërguar kështu të madhin Haye dy herë në nokaut.

Lexo po ashtu E papritura ndodhi: Bellew ngushëllon Hayen pas nokautit final, teksa ky i fundit mezi qëndronte në këmbë (Video)

Nokauti final ishte ai në rundin e 11-të dhe nga këndi i boksierit 36-vjeçar u hodh peshqiri duke e dorëzuar meçin.
Në rundin e gjashtë Haye pësoi një lëndim në nyjën e këmbës dhe kështu çdo gjë u bë e vështir për atë.

Gjithsesi në rundin e 10, ai tentoi t’i jap Bellew një goditje dinake dhe paksa josportive pasi ky i fundit kishte zgjatur dorën për ta respektuar dhe sinjalizuar Hayen për rifillimin e meçit.

Lexo po ashtu Bellew: Sigurova të ardhmen e fëmijëve të mi, nuk më intereson fitorja

Por, Haye nuk i mori parasysh këto nga dëshira e madhe për fitore, gjithsesi fatmirësisht David u tregua vigjilent dhe largoi kokën dhe pastaj gjuajti disa herë fuqishëm Hayen. /Telegrafi/