David Haye u mposht nga Tony Bellew në O2 Arena të Londrës.
Ishte një luftë emocionuese, por Bellew arriti të befasojë të gjithë botën boksit, duke dërguar kështu të madhin Haye dy herë në nokaut.
Nokauti final ishte ai në rundin e 11-të dhe nga këndi i boksierit 36-vjeçar u hodh peshqiri duke e dorëzuar meçin.
Në rundin e gjashtë Haye pësoi një lëndim në nyjën e këmbës dhe kështu çdo gjë u bë e vështir për atë.
Gjithsesi në rundin e 10, ai tentoi t’i jap Bellew një goditje dinake dhe paksa josportive pasi ky i fundit kishte zgjatur dorën për ta respektuar dhe sinjalizuar Hayen për rifillimin e meçit.
Por, Haye nuk i mori parasysh këto nga dëshira e madhe për fitore, gjithsesi fatmirësisht David u tregua vigjilent dhe largoi kokën dhe pastaj gjuajti disa herë fuqishëm Hayen. /Telegrafi/
https://twitter.com/AgainstTRopes/status/838379502434729984