Sipas partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM është pritur që kryetari Stevo Pendarovski në fjalimin e tij të parë në Kuvend të kërkojë të ndërtojë ura por, sipas tyre, ai ende nuk ka dalë nga këpucët e LSDM dhe në vend të ofertës për ura dhe pajtim ai vetëm sa i thellon ndarjet.
“Me siguri ndjehet më komod kur merr qëndrimet e partisë. Dëgjuam shumë fjalë boshe, por nu dëgjuam asgjë konkrete. Dëgjuam diagonza, por nuk dëgjuam zgjidhje konkrete”, tha deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se në fjalimin e Pendarovskit nuk është dëgjuar asgjë rreth deklaratat e tij të fundit për figurën e Goce Dellçevit dhe për emigrimin e të rnjve.
“Për disa ide që i njoftoi, dua të them se nuk ka asnjë konsultime me deputetët dhe opozitën që vërteton se ai nuk ka arritur të del nga LSDM”, tha Dimovski./Telegrafi/