Bartësi i listës zgjedhore numër 3 nga rradhët e OBRM-PDUKM sot në takim me banorët e Shën Nikollës theskoi se qeveria e ardhëshme në të cilën do të bëjë pjesë partia e tij do të mbështet kompanitë të cilat do të investojnë në zonat rurale të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të gjithë fshatrat e Shën Nikollës do të jenë pjesë e të ashtu quajturës zona rurale, në të cilën ato kompani që do të investojnë do të mbështeten nga qeveria me 20% grant si dhe ndihma tjera si lirim nga doganat, lirim për 50% për kontribut në 10 vitet e ardhshme dhe shumë ndihma tjera”, deklaroi Dimovski.
Ai këto deklarata i bëri gjatë takimit me banorët e Shën Nikollës ku prezentoi programin e partisë së tij për zgjedhjet e 11 dhjetorit./Telegrafi/