Telegrafi

Dimovski: Kryetari Ivanov nuk e ka shkelur Kushtetutën e as Ligjet

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, ka dalë në mbrojte të kryetarit Gjorge Ivanov, duke thënë se kryetari në asnjë rast nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe Ligjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë diskutimeve në seancëne sotme parlamentare për impeachment ndaj Ivanovit, Dimovski tha se kur bëhet fjalë për legjitimitetin e kryetarit të shtetit, duhet të kihet parasysh se Ivanovi ka më tepër vota nga tre partitë bashkë, PDSH, BDI dhe LSDM.

Dimovski, madje përmendi edhe shifrat e votave, 540 mij votat e Ivanovit, përballë 503 mij votave të tre partive së bashku, PDSH-së, LSDM-së dhe BDI-së./Telegrafi/