Telegrafi

Dimovski: Ashtu siç erdhët ashtu edhe do të shkoni, me qeveri teknike

Deputeti nga radhët e OBMR-PDUKM-së, Ilija Dimovski sot në Kuvend i tha kryeministri teknike, Oliver Spasovski “ashtu siç erdhët, ashtu edhe do të shkoni, me qeveri teknike”.

Ai tha se ministrave për investime të huaja askush nuk ua goditi emrin, dhe i falënderoi që një pjesë e kuadrove janë paraqitur në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Dimovskit, pjesa më e madhe e ministrave nga pushteti tashmë kanë nisur të kërkojnë angazhim të ri.

Lexo po ashtu Kuvendi i Maqedonisë votoi Qeverinë e re teknike

Ai nuk pajtohet me Spasovskin se do të ketë reforma, përkundrazi ai rikujtoi se shumë vrasës ikën nga burgu ndërsa në Shkup ka pasiguri dhe nuk po ndërtohen autostrada./Telegrafi/