Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski i është përgjigjur deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi në replikën e këtij të fundit për ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen me Greqinë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Dimovski i ka thënë Ademit se edhe maqedonasit kanë hequr dorë nga ëndrra e Maqedonisë së madhe. “Ne kemi hequr dorë nga Maqedonia e madhe, me kufinj më të mëdhenj 10 here se këto aktualët. Njejtë edhe ju keni hequr dorë. Tani duhet me përgjegjësi t’i themi jo kësaj marrëveshje” tha Dimovski.
Ademi tha se e ardhmja është e të gjithëve.
Përndryshe, në Komisionin e Kuvendit të Maqedonisë, realizohet debati për marrëveshjen me Greqinë dhe ndryshimet kushtetuese në vend, sipas kësaj marrëveshje. /Telegrafi/