Site icon Telegrafi

Dimitrovi takoi Steinmeier, Ivanovi shmangi atë?

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili mori pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm në kuadër të procesit “Brdo-Brioni”, ka realizuar takime në katër sy me ministrin serb Ivica Daçiq, me të cilin kanë shprehur gatishmëri për gjetjen e zgjidhjeve në interes të dy palëve, në kontekst të ngjarjeve të fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov gjithashtu, ka pasur një bisedë të shkurtë me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili e ka uruar për postin e ri, si dhe me Alen Rishar, përfaqësues special për Ballkanin i Ministrisë për Punë të Jashtme të Francës.

Në mbledhjen në Kranj ishte edhe presidenti Ivanov, por deri tani nuk ka informacione se ka pasur takim dypalësh me presidentin gjerman./Telegrafi/

 

Exit mobile version