Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë pune në Mbretërinë e Holandës.
Dimitrov do të realizojë takime me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Bllok, i cili e mori detyrën në mars të këtij viti, njoftoi MPJ.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të takohet edhe me Martijn Lukasen, këshilltar për çështje të BE-së të kryeministrit të Holandës, me drejtorin e përgjithshëm për çështje evropian pranë MPJ-së, Matijs van der Plas, si dhe me sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Vin Gerts.
Dimitrov do të mbajë fjalim para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Holandës, ndërsa do të mbajë ligjërata edhe në Institutin e famshëm për marrëdhënie ndërkombëtare, Klingendal.
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë do të takohet edhe me ambasadorin Ahmed Uzumçu, drejtor i përgjithshëm i Organizatës për Ndalesën e Armëve Kimike (OPCW), selia e së cilës është në kryeqytetin holandez./AIM/