Telegrafi

Dimitrov u takua me shefat e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve presidenciale

SAMSUNG CSC

Shefat e misioneve vëzhguese në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thanë se janë të kënaqur nga rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që mundësoi shprehjen e vullnetit të votuesve.

Siç njoftojnë nga MPJ, në takim mes Dimitrov dhe shefave të misioneve vëzhguese të asambleve parlamentare të OSBE-së, Seren Mouburn, të Këshillit të Evropës, Mari Christin Daloz, si dhe me shefin e misionit të OSBE/ODIHR, Jonker u theksua efikasiteti, profesionaliteti dhe paanshmëria e administratës zgjedhore, si dhe transparenca e mbarë procesit zgjedhor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“U theksua edhe roli i mediave të cilat mundëson shumë informata për kandidatët dhe mbulim të balancuar të fushatës. Edhepse korniza ligjore për mbajtje të zgjedhjeve është vlerësuar si e volitshme për mbajtje të zgjedhjeve demokratike, megjithatë u fol për nevojën për reformë gjithëpërfshirëse të legjislaturës zgjedhore e cila do t’i mënjanojë mangësitë dhe zbrazëtirat e cekura juridike”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Dimitrov theksoi se zgjedhjet presidenciale treguan kapacitetin dhe pjekurinë demokratike të institucioneve, po para se të gjithash dhe mbi të gjithat, të qytetarë, si parakusht i domosdoshëm për integrimin evropian të vendit.

Duke falënderuar për mbështetjen e OSBE/ODIHR-së dhe Këshillit të Evropës, ministri Dimitrov riafirmoi gatishmërinë e Qeverisë për vazhdim të reformave të legjislaturës zgjedhore, si domosdoshmëri dhe në kontekst të integrimit të vendit./Telegrafi/