Site icon Telegrafi

Dimitrov: Temë kryesore e zgjedhjeve presidenciale do të jetë e ardhmja e shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” thotë se tema kryesore në zgjedhjet presidenciale do të duhet të jetë e ardhmja e shtetit”

“Mendoj se temë kryesore në zgjedhjet presidenciale duhet të jetë e ardhmja e shtetit. Si do të arrihet jeta më e mirë për qytetarët tanë, të mos mendojmë çfarë do të ndodh me ne, a do të përplasen dy narrativa, njëri i shpresës dhe tjetri i frikës”, thotë Dimitrov, duke u përgjigjur në pyetjen se kandidatja e OBRM-PDUKM-së Gordana Siljanovska për temë kryesore e dëshiron marrëveshjen e Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

A do të jetë disponimi i mjaftueshëm në BE për dhënien e datës duke parë parasysh kritikat nga Brukseli, posaçërisht në sundimin e së drejtës, Dimitrov vlerëson se do të jetë problem për kredibilietin e gjithë procesin hyrës të politikës së BE-së, nëse nuk përkrahet suksesi i vendit tonë.

“Mendoj se është e rëndësishme e ardhmja e PSP-së. Kjo është e rëndësishme. Mendoj se kemi argument jo vetëm me ligjin e ri që u formuat me komisionin Anti-korrupsion, por se si i zgjodhëm anëtarët. Domethënë, kemi komision me dhëmb që dëshiron të kafshojë, dhe e përbërë me njerëz të zgjedhur në mënyrë transparente”, thotë Dimitrov.

I pyetur nëse ministria e Punëve të Jashtme ka aktivitet diplomatike për rastin e Gruevskit dhe për ekstradimin e tij, Dimitrov thotë se ky problem po riaktulizohet në hapat e fundit të Prokurorisë për 27 prillin.

“Ne këtu kemi amnisti të pjesshme që bëri dallim, i ndamë ata që kanë organizuar, ata që kanë marrë pjesë në dhunën. Do të shohim se çfarë do të bëjë prokuroria. Mendoj se do të ketë ministria e Drejtësisë një shtesë ndaj ekstradimit”, thotë Dimitrov, duke shtuar se me Hungarinë kemi pikëpamje të ndryshme për rastin e Gruevskit./Telegrafi/

Exit mobile version