Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot ka realizuar takim me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me të cilin kanë diskutuar për negociatat me Greqinë rreth çështjes së emrit.
Pas takimit Dimitrov tha se e ka informuar presidentin për përmbajtjen e negociatave në takimet e fundit dhe shtoi se është e nevojshme përgjegjësi nga gjithë faktorët politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për këtë çështje të rëndësishme, çështje e cila na mban peng disa vite, është e nevojshme lidership dhe përgjegjësi më e madhe nga gjithë faktorët politik. Nëse gjejmë mënyrë për ta mbyllur këtë problem, duke ruajtur identitetin dhe dinjtetin, gjithë së bashku do të jemë në faqen e parë të historisë”, tha mes tjerash Dimitrov.
Ndërsa më herët Ivanov tha se gjithë procesi i negociatave zhvillohet sikur të jetë problem personale mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.
Pas takimit me Dimitrovin, Ivanov tha se do të vazhdojë të mbetet në qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese./Telegrafi/