Ish-ambasadori i Maqedonisë dhe negociatori për emrin, Nikolla Dimitrov, në Facebook ka komentuar praninë e mbrëmshme dhe paraqitjen e ministrit të jashtëm austriak, Sebastian Kurz, në tubimin e koalicionit qeverisës “Për Maqedoni më të mirë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Komisioni Evropian tha se Maqedonia është shtet i bllokuar. Austriaku i MPJ-së Kurz erdhi në Shkup për të mbështetur të kaupurit. Mos u habitni. Mbështetja për zgjerimin në Austri është më e ulëta në Evropë – 71% janë kundër. Natyrisht se u përgjigjet që Maqedonia të mos troket në dyert e tyre. Do të mbështesin autokratët, pastaj do të thonë se nuk ka demokraci të mjaftueshme, drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të filluar negociatat.
Për diçka tjetër u duhemi. Për të qenë autoritar, të varfër dhe mburojë e shëmtuar nga refugjatët, zona gri ku mbretëron korrupsioni, përderisa fëmijët tanë veprojnë në Evropë’, ka shkruar Dimtrov në Facebook. /Telegrafi/