Site icon Telegrafi

Dimitrov: Evropa është e ardhmja jonë

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në fjalimin para kolegëve të tij në Sunio u përqendrua në titullin e konferencës “E ardhmja e Evropës” duke thënë se për vendet kandidate për anëtarësim në BE nga Ballkani, “ardhmëria” dhe “Evropa” janë dy fjalë sinonime, lajmëron korrespondentja e AIM-së nga Athina.

“Për ne në Ballkan, shtetet kandidate, vendet aspirante, e ardhmja e Evropës, dy fjalët nga titulli i sesionit janë pothuajse sinonime. Kur mendojmë në të ardhmen tonë mendojmë në Evropën, kur mendojmë në Evropën bëhet fjalë për të ardhmen tonë. Ne gjithashtu ndjejmë dhe njohim se tentojmë të gjejmë qëllim të lëvizshëm”, tha Dimitrov në fjalimin hyrës.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë shtoi se ky është vit i rëndësishëm për rajonin.

Ministri i Punëve të Jashtme foli për zërat e përbashkët dhe të unifikuar që duhet t’i kenë shtetet e rajonit që të mund porositë të arrijnë deri te BE-ja.

Në lidhje me konsolidimin e Evropës, shefi i diplomacisë së Maqedonisë tha se “nuk mund të flasim për konsolidim të Evropës pa folur për konsolidim të Ballkanit” dhe si shembull e përmendi krizën e refugjatëve.

„Beautiful Macedonia“ është termi që me buzëqeshje në fytyrë, e përdorë shefi i diplomacisë së Maqedonisë duke folur për vendin tonë, me çka kolegut të tij grek, i kishte shtuar jozyrtarisht se edhe Shqipëria është gjithashtu e bukur, ndërsa Dimitrov, përsëri me buzëqeshje, u përgjigj se ka edhe më të bukur.

Termin konkret „Beautiful Macedonia“ e përdori edhe vetë Koxias, në fund të sesionit të parë, duke folur për vendet e rajonit.

Në konferencën për të ardhmen e Evropës në Sunio, përveç Maqedonisë dhe nikoqirit Greqisë, po marrin pjesë edhe ministra të Sllovenisë, Hungarisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Polonisë, Rumanisë, Bullgarisë. Kroacisë, Sllovenisë, Çekisë dhe Kosovës.

Në margjinat e konferencës, pritet që ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov të mbajë më shumë takime bilaterale./AIM/

Exit mobile version