Ministri i Punëve të Jashtme të RM-së, Nikolla Dimitrov dhe kryetari i parë i Qeverisë, si dhe ministri i MPJ-së serbe Ivica Daçiq, sot në Nish do të takohen pas të cilit do të mbahet pres konferencë e përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov dhe Daçiq do të takohen pas kthimit të djeshëm të personelit të Ambasadës serbe në Shkup dhe bisedës telefonike nga ana e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ndryshe, sot është kthyer një pjesë e stafit të ambasadës serbe në Shkup, pasi të njëjtët gjatë mbrëmjes së të dielës, me vendim të Serbisë janë larguar për konsultime në Beograd. /Telegrafi/