Në ditën e dytë të vizitës së tij në Hagë, ministri i Punëvet të Jashtme, Nikolla Dimitrov, realizoi takim me homologun e tij holandez, Stef Blok.
Siç thuhet në njoftimin e MPJ-së, ministri holandez përshëndeti periudhën e stabilitetit të Maqedonisë, duke shtuar nevojën për përparim të vazhdueshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dimitrov ka theksuar hapat e ndërmarrë nga ana e qeverisë në planin e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe përkushtimin e tij. Dimitrov ka theksuar se integrimi në BE është mjeti më i mirë transformues për procesin reformator”, thonë nga MPJ.
Dimitrov ka mbajtur fjalim para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin e Holandës, ku tha se qëllimi nuk është që t’ju iket problemeve, por të njëjtit të zgjidhen./Telegrafi/