Site icon Telegrafi

Dimitrov bisedë telefonike me homologun hungarez, diskutojnë për çështjen e Gruevskit

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se sot ministri Nikolla Dimitrov, ka realizuar bisedë telefonike me homologun hungarez Peter Siarto, me të cilin ka diskutuar për kërkesën për azil politik nga ana e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Nga MPJ thonë se Dimitrov, Siartos i ka thënë se bëhet fjalë për person të dënuar dhe ndaj të cilit ka edhe disa procese gjyqësore për vepra serioze penale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dimitrov ka potencuar rëndësinë e parimit të sundimit të së drejtës, që paraqet parim themelor evropian. Më pas ka potencuar situatën paradoksale për të kërkuar azil politik në vend anëtare të BE-së, nga ana e një personi i cili gjatë qeverisjes, vendi kandidat për në BE u karakterizua si “shtet i robëruar”, edhe nga ana e Komisionit Evropian”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ata shtojnë se ministri hungarez Siarto, ka konfirmuar informacionin se Nikolla Gruevski ka dorëzuar kërkesë për azil dhe se procedura ka filluar.

“Më pas Siarto ka thënë se Hungaria do të vazhdojë të mbështesë aspiratat evropiane edhe euroatlantike për Maqedoninë, si dhe bashkëpunimin mes dy shteteve”, përfundojnë nga MPJ./Telegrafi/

Exit mobile version