Site icon Telegrafi

Dimitrieska-Koçoska në Budapest: Investimet në fokus të Qeverisë, përkrahja hungareze është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit

Në kuadër të Samitit Hungari-Maqedoni, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski, mbajti takim me ministrin Ekonomisë Nacionale, Marton Nagy dhe ministrin e Ndërtimit dhe Investimeve Janosh Llazar.

Siç njoftojnë nga kabineti i ministres së Financave, në këtë takim u konfirmua se mes dy vendeve ka lidhje të shkëlqyera ekonomike dhe politike dhe se të dyja palët shprehën vullnetin për nxitjen dhe thellim e bashkëpunimit.

“Në këtë takim, pala maqedonase potencoi se Qeveria fokusohet veçanërisht mbi realizimin e investimeve publike, sidomos në infrastrukturë. Për këtë vit, këto plane investuese janë përkrahur nga buxheti me vlerë të madhe. Gjithashtu, u potencua se përkrahja nga Hungaria, që u realizua përmes aprovimit të huasë, paraqet përkrahje të drejtpërdrejtë të ekonomisë vendase dhe arritje të rritjes më të madhe ekonomike.

“Ministrat shprehën mirënjohje ndaj Qeverisë hungareze për përkrahjen që jep në përforcimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në proceset integruese evropiane të vendit. Takimi u zhvillua në kuadër të samitit dyditor hungarezo-maqedonas që po mbahet në Budapest”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version