Telegrafi

Dimitriev-Zhbogar: Raporti është udhërrëfyes për institucionet dhe qeverinë

Kryeministri i Maqedonisë për zbatim të procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, Emil Dimitriev, ka komentuar raportin e progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë, i cili u publikua sot nga eurodeputeti Samuel Zhbogar, duke thënë se ky raport përfshinë agjendën e aktiviteteve të qeverisë së ardhëshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Agjenda evropiane për Maqedoninë është prioritet i lartë në të cilën do të fokusohemi në periudhën e ardhëshme. Vërejtjet dhe kritikat që i përmban raporti janë fakte për aktivitetet që duhet të marrim në të ardhëmen. Shpresoj që pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë, BE-ja përsëri do të vijë në rend dite për qeveritarët”, deklaroi Dimitriev, pasi Zhbogar ia dorëzoi raportin.

Edhe euroambasadori Zhbogar ndau mendimin se raporti mund të jetë udhërrëfyes për institucionet, parlamentin dhe qeverinë pas zgjedhjeve./Telegrafi/