Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emill Dimitriev sot u takua me dejtorin për tregti dhe ekonomi të Fondacionit “Heritage” dhe me menaxherin për hulumtim, Antoni Kim. Në takim siç informojnë nga qeveria, përfaqësuesit e fondacionit “Heritage” ia kanë dorëzuar kryeministrit Dimitriev raportin vjetor për indeksin e lirive ekonomike, sipas të cilit Republika e Maqedonisë është e renditur në vendin e 31-të në botë, në konkurrencë të 186 shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Dimitriev ka theksuar se rezultati i shkëlqyer i Republikës së Maqedonisë, sipas të cilit si shtet jemi lider në rajon për nga indeksi i lirive ekonomike, paraqet konfirmim për punën e shkëlqyer të Qeverisë së Maqedonisë në 10 vitet e fundit në pjesën e ekonomisë, përmirësimin e klimës së biznesit, politikën tatimore dhe reformat e vazhdueshme të legjislativës nacionale.
Ai ka potencuar se krahas krizës politike, e cila është e pranishme në vend në periudhën e kaluar, si dhe kriza e migrantëve, me të cilën jemi përballur, megjithatë Maqedonia ka vazhduar që të lëvizë në rrugën e trasuar që është evidente dhe me këtë raport, sipas të cilit Maqedonia shënon kërcim prej 16 vendeve në krahasim me vitin paraprak./Telegrafi/